Nuk janë shumë qejflinj të jetës së natës megjithëse janë të rinj, por fundjavën e kaluar janë kapur nga paparaci ynë në një nga lokalet e natës në Bllok. E kemi fjalën për çiftin e njohur Adela Xhamani dhe Bjordi Mezini të cilët janë fotografuar nga paparaci ynë në shoqërinë e këngëtares së njohur Rozana Radi.
Dy të rinjtë tashmë janë të angazhuar në projektet e tyre personale, por edhe të përbashkëta. Këto ditë Adela dhe Bjordi janë duke u përgatitur për të qenë pjesë e një sipërmarrjeje shumë të rëndësishme televizive siç është “Dancing with the stars Albania”, që do të transmetohet çdo të enjte në darkë në ekranin e Vizion Plus. Sipas informacioneve tona, Adela dhe Bjordi do të jenë të angazhuar aty me përmbledhjet ditore ku do të ndjekin nga afër përgatitjet e personazheve VIP me balerinët e tyre respektivë. Gjithashtu, çdo të diel do të jetë edhe “Klubi i fansave” i këtij programi, drejtuar nga Adela. Që tani thuhet se do të ketë mjaft ndryshime në këtë program ku fryma e debatit mes konkurrentëve do të jetë mbizotëruese për ta bërë programin akoma më interesant. Adela dhe Bjordi angazhohen për herë të dytë tek “Dancing with the stars”, duke bërë kështu një punë që u pëlqen shumë të dyve. Ne u urojmë atyre shumë suksese!











