BRITANI- ‘Pijaneci’ më i vogël në botë është vetëm tre vjec. rasti skandaloz eshte zbuluar nga mjeket britanike, qe e kane cilesuar gjithcka te tmerrshme dhe eshte publikuar ne “The Sun”.
Sipas mjekeve, qe po e mbajne te shtruar femijen me kura kunder alkoolizimit, ai ka marre alkool për gjashtë muaj me radhë dhe vuante nga dridhje trupi të papritura e ndryshime të shpeshta humori.
“Të diagnostikohesh si i alkoolizuar do të thotë se ky fëmijë ishte i varur nga pija. Prindërit e kanë bërë që të pijë shumë alkool dhe kjo është një gjë e tmerrshme”- ka thene mjeku per mediat britanike.
Vetem nje muaj me pare ‘rekordin’ e kishte thyer nje vajze 8-vjeçare skoceze.
© Panorama.al











