Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal, do të kryejë nesër një operacion urgjent. Mjekët i kanë zbuluar tumor në mëlçi, ndaj do duhet një ndërhyrje e menjëhershme. Francezi 31-vjeçar do të operohet në një klinikë në Barcelonë. Nga skuadra “katalanase” kanë kërkuar durim dhe respekt nga ana e mediave dhe fansave të klubit, duke mos shpalosur më shumë informacione për problemet shëndetësore të Erik Abidal. Nuk dihet koha e rikuperimit të futbollistit, por me siguri sezoni për të ka përfunduar.











