Mbrojtësi i Milanit, Injacio Abate, i intervistuar nga “Tuttosport”, premton se gjatë këtyre dy javëve, formacioni kuqezi do të stërvitet akoma më shumë për të qenë në formë sa më të mirë në derbi: “Derbi do jetë një ndeshje vendimtare. Në këtë ndeshje, të dy palët si ne dhe zikaltërit, shkojmë me armë të barabarta. Besoj se këtë ndeshje do ta fitojë Milani, sepse pas humbjes me Palermon në derbi, do të zbresin në fushë për hakmarrje”.











