A do e dëbojë Princ Harry-n nga SHBA? Përgjigjet Trump, presidenti amerikan akuza të forta ndaj Meghan Markle: Ajo është e tmerrshme

Feb 8, 2025 | 21:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e deportimit të Dukës së Sussex-it nga SHBA, Harry, duke thënë se familja mbretërore ka “probleme të mjaftueshme me gruan e tij Meghan Markle, për të cilën ai tha se ishte “e tmerrshme”.

trump harry megan

Trump tha se nuk kishte asnjë interes të dëbonte Dukën 40-vjeçar nga vendi, mbi akzuat e ngritura ndaj tij se ka konsumuar drogë.

Sipas mediave të huaja, Harry është përballur me një betejë të gjatë ligjore pasi u akuzua se gënjeu për marrjen e drogës në aplikimin e tij për vizë.

Harry, në autobiografinë e tij “Spare”, kishte zbuluar se ai kishte përdorur drogë në të kaluarën, e cila sipas ligjit amerikan, do të ishte arsye për refuzimin e një aplikimi për vizë.

Kur u pyet nga New York Post nëse ai do të ndërhynte në çështjne e Harry-t, Trump tha: “Unë nuk dua ta bëj këtë. Unë do ta lë vetëm atë. Ai ka mjaft probleme me gruan e tij. Ajo është e tmerrshme.”

© Panorama.al

Te lidhura