TIRANË- Me thirrje e fjalime kunder qeverise ka nisur protesta e grave opozitare perpara kryeministrise.
Ne tribunen e improvizuar para godines qeveritare, deputete e PS-se kane mbajtur fjalimet e rastit, duke akuzuar qeverine dhe kreun e saj, Berisha si pergjegjes te krizes ne vend dhe fajtor te vuajtjes se shume nenave, grave e vajzave. “Ta kthejme kete 8 mars ne dite proteste per te drejtat tona te neperkembura, kunder nje qeverie qe vret per te mbajtur pushtetin”- tha deputetja e PS-se, Vasilika Hysi.
Deputetja Shega Ligori ka deklaruar se vetëm në regjimet diktatorale festohet, në çdo vend demokratik, 8 Marsi është ditë e protestës në mbrojtje të të drejtave të grave. “Sot ne jemi këtu për të gjitha gratë që kërkojnë largimin e qeverisë, për gatë që kërkojnë një jetë më të mirë” tha Ligori.
Sipas deputetes Mimi Kodheli gratë socialiste kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar. “Ne jemi sot këtu t`i themi jo kësaj qeverisje, jo dënimit që kemi nga kjo qeverisje, për më shumë shkolla, më shumë punë, një qeverisje pa korrupsion, pa dhunë që do të na mundësojë një jetë më të mirë që ne kërkojmë”, tha ajo.
Ne te njejten linje kane qene edhe fjalimet e deputeteve te tjera, nderkohe qe ne foltore jane ngjitur edhe gra te papuna, studente apo perfaqesuese te shtresave te ndryshme sociale.
Dje, deputetet e PS-së kanë shpërndarë ftesa për protestën e sotme, ku ato kanë vendosur të shprehin reagimin e tyre për jetën e vështirë me të cilën përballen, sipas tyre për faj të kësaj qeverie. Protesta do të jetë kundër varfërisë, çmimeve të larta, korrupsionit dhe “për indinjatën e atyre nënave që u veshën me të zeza, për fëmijët që mbetën jetimë, pasi pushteti vrau për të vjedhur”.
© Panorama.al











