TIRANE- Fitore të LSI-se me se paku 40 mijë vota me shume dhe largimin njehere e mire te tiranit te kryeqytetit, Edi Rama. Keshtu ka deklaruar ne hapje te fushates per zgjedhjet e pushtetit vendor, kreu i LSI-se, Ilir Meta. Ne nje ceremoni madheshtore ne Pallatin e Kongreseve, Meta ka prezantuar perparesite e forces se ai drejton dhe te kandidateve qe rivalizonje ata te PS-se, duke besuar ne nje fitore te bindshme ne Tirane.
“Nëse ka ndonjë qytet që qeveriset me tirani nga ai që është zgjedhur, është Tirana. Ndaj, erdhi koha që qytetarët e Tiranës të ndahen me tiranin e Tiranës. Erdhi koha që buxheti prej dsia dhjetra e qindra milionë euro të kontrollohet dhe të investohet për të zgjidhur problemet e Tiranës dhe jo për të sponsorizuar manifestimet që djegin e shkatërrojnë kryeqytetin tonë”,tha Meta.
Sipas Metes, 8 maji eshte dita qe qytetarët e Tiranës t’i japin përgjigjen e merituar atij që i solli qytetit të tij të premtet e zeza. “Prej disa muajsh, e premtja nuk është më një ditë e dashur për qytetarët e Tiranës, por është kthyer në një e premte e zezë për ta, në një ditë ku mijëra biznese mbyllen pa filluar dita nga frika e shkatërrimit të protestuesve të sjellë me lekë në Tiranë”, tha ai.











