8 maji, Rama: Procesi zgjedhor, i pagarantuar

Mar 18, 2011 | 14:20

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka deklaruar sot se procesi zgjedhor eshte i pagarantuar. Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret, Rama ka theksuar se kete shqetesim i ka percjelle edhe ambasadoreve, me te cilet ka pasur takime ditet e fundit.

“Ne procesin zgjedhor e konsiderojmë të pagarantuar. Gjithçka e nevojshme, për të pasur një proces zgjedhor, që të mos i ngjaj farsës së herës së shkuar, por të jetë një hap i konsiderueshëm përpara, mbase nuk mund të plotësohen. Por ka disa aspekte që janë plotësisht të realizueshme dhe për këto aspekte unë kam ndarë këto shqetësime.  Dëshiroj të nënvizoj se vazhdon mungesa e transparencës me procesin e përgatitjes së listave”, tha Rama, duke shtuar se per kete do te kjete hetime, e qe mund te pasohen edhe me denoncimet perkatese.

Rama ka akuzuar qeverine se ka nisur mesymjen mbi administraten, ne forme te hapur shantazhi lidhur me voten ne keto zgjedhje, nderkohe qe eshte shprehur i vendosur per vazhdimin e aksionit opozitar, per largimin e qeverise dhe kryeministrit.

“Largimin e Saliut u be shume kohe qe e kemi kerkuar dhe nuk ka asnje arsye ne bote qe te reshtim se kerkuari, pavaresisht cdo pengese qe mund te ndeshim rruges”- ka thene ai.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura