Aktivisti Andi Tepelena ka bërë publik aktin normativ të qeverisë për akordimin e 400 milionë lekëve ose ose 4 milionë eurove për organizimin e koncertit të Kanye West.
Sipas Tepelenës, fondi prej 4 milionë eurosh, po përdoret për të mbuluar mosshitjen e biletave të koncertit, ndërsa e cilësoi këtë si një keqpërdorim të parave publike.
“Edi Rama, Blendi Gonxhe po hedhin mbi 4 milionë euro me akt normativ për të kompensuar mos shitjet e biletave të Kanye West ngaqë shqiptarët po e bojktojnë koncertin. Para që duhet të shkojnë për Onkologjikun, por Edi Rama nuk ka prioritet hallet e shqiptarëve, por të nxjerrë inatin me protestuesit”, deklaroi aktivisti.
Sipas aktit normativ, fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe do t’i transferohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit përmes një marrëveshjeje me kompaninë organizatore të eventit.
© Panorama.al













