TIRANE- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste njofton se do të depozitojë kallëzim penal në Prokurori për ministrin Lulzim Basha, drejtorin e Pergjithshem te Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe drejtorin e Tiranës, Saimir Muca. Padia, bere me dije sot, lidhet me ngjarjet e 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 demonstrues e per te cilat PS akuzon direkt ministrin e Brendshem, Basha.
Kallëzimi, firmosur nga se paku 25 deputete socialiste behet per veprën e parashikuar në Kodin Penal për vrasjen e dy apo më shumë qytetarëve, të plagosurve dhe vënien në rrezik të jetës së shumë qytetarëve të tjerë. deputeti Taulant Balla ka bere me dije se per akuzat ka nje dosje me fakte, e cila do t’i dorezohet prokurorise.
Ne demonstraten e 21 janarit humben jeten shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Per kete ngjarje kane nisur hetimet nga Prokuroria e Pergjithshme dhe nderkohe eshte ne burg nje nga oficeret e Gardes, Agim Llupo, nga arma e te cilit kane dale plumbat qe lane te vdekur demonstruesin nga Gjirokastra, Ziver Veizin.











