TIRANE- Gjykata e Apelit ka rrezuar vendimin e Gjykates se Tiranes duke lene te lire te tre gardistet e arrestuar me akuzen se kane qelluar me arme gjate demonstrates se 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 persona. Ne seancen e nisur paraditen e sotme, trupi gjykues ka lene te lire gardistin Gazmend Ahmetaj, Sadik Celen e me pas edhe Mark Nikolli, duke e argumentuar kete vendim me mungesen e provave dhe te fakteve nga ana e organit te akuzes. Per te tre gardistet Gjykata e Tiranes ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë. Brenda këtij afati, prokuroria duhet të gjente prova që i ngarkojnë me përgjegjësi nënoficerët, per akuzat qe rendojne mbi ta. Aktualisht ne burg eshte oficeri i Gardes Agim LLupo, i akuzuar per vrasjen e Vizer Veizit, protestuesit nga Gjirokastra.











