Pacolli-Krasniqi, përballë në Kushtetuese

Mar 12, 2011 | 10:30

PRISHTINE- Presidenti Behgjet Pacolli dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i kanë dhënë shpjegime Gjykatës Kushtetuese, secili në variantin e vet, mbi atë sesi ka rrjedhur seanca e 22 marsit, gjatë së cilës Pacolli është zgjedhur president.

Mediat e Kosovës shkruajnë sot se ndërsa Pacolli ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese një lëndë 10 faqesh, Krasniqi e ka parë të udhës që t’ia përcjellë të njëjtit institucion vetëm stenogramin e seancës së jashtëzakonshme.

Si njëri ashtu edhe tjetri, ndonëse jo detyrimisht, është dashur t’i japin komentet e tyre brenda 10 ditësh, prej ditës kur 34 deputetë të LDK-së dhe AAK-së kanë ngritur zgjedhjen e Pacollit president në Gjykatën Kushtetuese.

Ceshtja nisi ne më 1 mars dhe iniciuesit kanë shprehur publikisht dyshimi nse gjatë zgjedhjes së presidentit nuk është respektuar neni 86 i Kushtetutës.

Reagimi i Pacollit

Akuzave mbi parregullsi në procesin e votimit të Presidentit të Kosovës dhe shkelje të Kushtetutës, Behgjet Pacolli u është përgjigjur me gatishmërinë për t’iu përgjigjur Gjykatës Kushtetuese, nëse një gjë e tillë kërkohet prej tij. Pacolli ka shprehur bindjen se përfaqëson unitetin e popullit, pasi është zgjedhur me 90 për qind të votave të deputetëve që kanë qenë të pranishëm në sallë.

Ky ishte reagimi i parë i presidentit të ri të Kosovës mbi çështjen e sms-ve në sallën e Kuvendit, ku përmendej emri i ambasadorit amerikan, Christopher Dell. Çështjen e sms-ve, ai i ka quajtur komunikim privat mes tij edhe këshilltarit të tij, Essad Puskar. I pyetur mbi faktin pse ka kërkuar instruksione nga ambasadori Dell, se çfarë duhet të bëjë në Kuvend, ai është përgjigjur se “për këtë ekzistojnë këshilltarët”.

© Panorama.al

Te lidhura