12 të vrarë nga dhuna në qytetin-port

Mar 28, 2011 | 11:49

Qeveria siriane tha se 12 njerëz u vranë në qytetin-port Latakia, i cili u prek nga protesta dhe trazirat e dhunshme të shtunën. Sipas televizionit shtetëror, banda të armatosura e të panjohur kanë sulmuar lagjet, duke qëlluar me armë nga çatitë. Protestuesit antiqeveritarë kanë akuzuar forcat qeveritare, të cilat të shtunën zbarkuan në Latakia, se ishin ata që i qëlluan. Sipas aktivistëve, disa protestues dogjën goma, sulmuan biznese dhe i vunë zjarrin një zyre të partisë qeverisëse, Ba’ath. Dhjetëra njerëz janë vrarë në qytetet siriane, pas shpërthimit të protestave prej një jave, kundër presidentit Bashar al-Asad dhe regjimit të tij. Rreth 200 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve nga forcat e sigurisë, janë raportuar të plagosur. Protestat kundër Presidentit vazhdojnë, edhe pse ai ka premtuar të heqë nga fuqia ligjin e emergjencës.

© Panorama.al

Te lidhura