“Riberinë e takoj pas ndeshjes, por në fushë fitoj unë”

Sep 2, 2011 | 9:55

Lorik Cana kërkon me çdo kusht që të ndalë “atdheun” e tij të dytë, Francën. I rritur futbollistikisht në këtë vend, kosovari i kuqezinjve mban edhe nënshtetësinë franceze, por gjithsesi thekson se asnjëherë nuk ka dashur që të luajë për Kombëtaren e “gjelave”.Sipas tij, Franca ka superskuadër me superlojtarë, por megjithatë Shqipëria ka diçka që e bën superiore: shpirtin e garës, zemrën dhe dëshirën për të fituar para publikut të vet.
Keni dhënë një deklaratë për mediat franceze, ku thoni se Shqipëria llogarit edhe 7 pikë për katër ndeshjet e fundit…
Duke pasur parasysh se kemi katër ndeshje, dy ndaj Francës dhe më pas kundër Luksemburgut dhe Rumanisë, unë jam munduar të jem pak racional. Në Luksemburg duhet patjetër të fitojmë dhe ndaj Rumanisë në shtëpi, ku besoj se kemi kualitetin për ta fituar ndeshjen, pra mund të them se është e realizueshme një gjashtë pikësh. Mandej, çdo pikë tjetër që mund të marrim kundër Francës është një bonus për ne.
Si ndalet kjo Francë?
Mënyra se si ne do i ndalim, është që të luajmë të gjithë bashkë, pasi futbolli luhet me kokë, zemër, me mbështetjen e publikut tonë, pasi ajo është një armë e jashtëzakonshme për ne. Që do të thotë se trajneri ka për detyrë të na përgatisë sa më mirë në aspektin teknik dhe ta kryejmë detyrën sa më mirë.
Riberi është një nga miqtë tuaj personalë, keni ndonjë urim të veçantë për të?
Fillimisht do t’i uroja atij festën e Bajramit dhe të gjithëve ju, edhe pse me pak vonesë. Gjithsesi, kam kohë që nuk jam në kontakt me të, ndërkohë që shumicën e lojtarëve të tjerë më është dhënë mundësia t’i shoh. Ndoshta do të më jepet mundësia që të takohem e të rri pak me të pas ndeshjes, por gjatë 90 minutave ai është një kundërshtar si kushdo tjetër, madje një kundërshtar i jashtëzakonshëm. Ai e di se jo vetëm unë, por i gjithi ekipi ynë, do të mundohet ta ndalojë atë.
Keni luajtur me Nasrinë, Valbuenën dhe nuk do të luani me kompleksitet ndaj kundërshtarit. A jeni përpjekur t’ia përcillni këtë frymë dhe shokëve të tjerë të skuadrës?
Sigurisht që nuk e ndiejmë vetën inferiorë ndaj ndonjë kundërshtari, pavarësisht se midis dy skuadrave ka diferenca të mëdha. Në vendin tonë, ne kemi treguar në të kaluarën se mund të mundim çdo lloj kundërshtari.
A keni kontaktuar këto ditë me miqtë tuaj francezë dhe a mund të na thoni ndonjë gjë?
Shumë pak, kam pasur shumë impenjime, ashtu si dhe ata. Kam mjaft miq edhe në stafin teknik të Francës, por sigurisht që kam folur shumë pak me ta. Të kryejmë një herë detyrën kundër tyre, duke marrë një barazim, pse jo t’i mundim dhe më pas të kalojmë dhe pak kohë me ta.
A ndieni frikë kundrejt Francës?
Nuk e di. Nuk do të ishte fjala e duhur. Kam respekt për ta. Shqipëria mund të luajë mirë apo ta vendosë kundërshtarin në vështirësi të mëdha në Tiranë. Franca është përgatitur për çdo lloj skenari në Tiranë. E dinë shumë mirë se mund të kenë shumë probleme në Shqipëri. E dimë dhe ne se mund të na rrahin 4-0 dhe askush nuk ka gjë për të thënë. Të mundohemi të jemi gati.
A ka ndonjë emër të veçantë nga futbollistët francezë, që Shqipëria ta ketë frikë?
Është vetë kualiteti i ekipit të Francës. Ndodh që një lojtar të mos jetë në një ditë të mirë, por kanë aq shumë kualitetet sa të frikësojnë si ekip. Janë të fortë, janë të pjekur dhe me besim.
Cila është pika e dobët e Francës?
Nuk di ta them me saktësi. Por, po jua them, Bogdani(qesh). Një gjë është e sigurt, që Shqipëria do të ketë më shumë se Franca. Ajo është zemra. Nuk e di nëse do ta bashkojmë dhe kokën, dhe trupin, por zemrën do ta kemi më shumë se francezët.

GRUPET

Grupi A
18:00 Azerbajxhan-Belgjikë
19:00 Turqi-Kazakistan
20:45 Gjermani-Austri
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Gjermania    7    7    0    0    21
2. Belgjika    7    3    2    2    11
3. Turqia    6    3    1    2    10
4. Austria    6    2    1    3    7
5. Azerbajxhan    6    1    0    5    3
6. Kazakistan    6    1    0    5    3

Grupi B
18:00 Andorë-Armeni
18:00 Rusi-Maqedoni
20:45 Irlandë-Sllovaki
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Irlanda    6    4    1    1    13
2. Rusia    6    4    1    1    13
3. Sllovakia    6    4    1    1    13
4. Armenia    6    2    2    2    8
5. Maqedonia    6    1    1    4    4
6. Andora    6    0    0    6    0

Grupi C
20:45 Ish. Faroe-Itali
20:45 Ir. Veriut-Serbi
20:45 Slloveni-Estoni
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Italia    6    5    1    0    16
2. Sllovenia    7    3    2    2    11
3. Ir. Veriut    6    2    3    1    9
4. Serbia    6    2    2    2    8
5. Estonia    7    2    1    4    7
6. Ish. Faroe    8    1    1    6    4

Grupi E
17:30 Finlandë-Moldovi
19:45 Hungari-Suedi
20:30 Holandë-San Marino
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Holanda    6    6    0    0    18
2. Zvicra    6    5    0    1    15
3. Hungaria    7    4    0    3    12
4. Finlanda    6    2    0    4    6
5. Moldavia    6    2    0    4    6
6. San Marino    7    0    0    7    0

Grupi F
15:05 Izrael-Greqi
19:00 Gjeorgji-Letoni
19:00 Maltë-Kroaci
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Greqia    6    4    2    0    14
2. Kroacia    6    4    1    1    13
3. Izraeli    7    4    1    2    13
4. Gjeorgjia    7    2    3    2    9
5. Letonia    6    1    1    4    4
6. Malta    6    0    0    6    0

Grupi G
20:15 Bullgari-Angli
20:45 Uells-Mal i Zi
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Anglia    5    3    2    0    11
2. Mal i Zi    5    3    2    0    11
3. Zvicra    5    1    2    2    5
4. Bullgaria    5    1    2    2    5
5. Uellsi    4    0    0    4    0

Grupi H
20:00 Norvegji-Islandë
20:45 Qipro-Portugali
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Portugalia    5    3    1    1    10
2. Danimarka    5    3    1    1    10
3. Norvegjia    5    3    1    1    10
4. Qipro    4    0    2    2    2
5. Islanda    5    0    1    4    1

Grupi I
17:00 Lituani-Lihtenshtejn
Nesër/ 16:00 Skoci-Çeki
Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Spanja    5    5    0    0    15
2. Çekia    5    3    0    2    9
3. Skocia    4    1    1    2    4
4. Lituania    5    1    1    3    4
5. Lihtenshtejn    5    1    0    4    3

 

Leonard Karaj

© Panorama.al

Te lidhura