“Politika ndërhyn te Gjyqësori për pronat”

Jan 14, 2012 | 12:15
Foto ilustruese

“Indeksi i lirive ekonomike”, Shqipëria e 57-ta në botë. Si vlerësohet qeveria, ligji, bizneset e tregtia.

Edhe pse është rritur me 1.1 pikë, përshkrimi që i bën raporti i Heritage, “Indeksi i lirive ekonomike”, çështjes së pronave, është dëshpërues. Shqipëria vlerësohet se ka fituar pikë në pengesat që krijon korrupsioni në biznes dhe lehtësinë për të bërë biznes, por vlerësohet shumë keq në çështjen e pronësisë. Në total, nga 179 vende renditet e 57-ta, me një përmirësim prej 17 vendesh. Në total, liritë ekonomike në vend vlerësohen me 65.1 pikë, nga 64 që vlerësoheshin një vit më parë. Mesatarja e të gjithë botës është 59.5 pikë, ndërsa e rajonit 66.1 pikë. Shqipëria një vit më parë renditej në vendin e 70-të në botë. Por, raporti është shumë i ashpër kur flet për pikat e dobëta. “Themelet e lirisë ekonomike në Shqipëri minohen nga mbrojtja minimale e të drejtave të pronës dhe përhapja e korrupsionit. Rezultatet e ulëta të ligjit për të drejtat e pronës janë kryesisht pasojë e ndërhyrjes politike në Gjyqësor. Sigurimi i të drejtave të tokës mbeten një problem në brigjet detare ku ka potencial për zhvillimin e turizmit. Megjithëse janë në punë e sipër reformat për sistemin ligjor, gjykatat janë subjekte të presionit politik dhe korrupsionit”.
Raporti
Liria ekonomike e Shqipërisë është vlerësuar me 65.1, duke e renditur ekonominë shqiptare në vendin e 57-të në Indeksin e vitit 2012. Niveli i lirisë ekonomike u rrit me 1.1 pikë gjatë vitit të kaluar, kryesisht në sajë të përmirësimeve kundër korrupsionit dhe lirisë së biznesit. Themelet e lirisë ekonomike në Shqipëri minohen nga mbrojtja minimale e të drejtave të pronës dhe përhapja e korrupsionit. Rezultatet e ulëta të ligjit për të drejtat e pronës janë kryesisht pasojë e ndërhyrjes politike në Gjyqësor. Qeveria ka ruajtur një taksë konkurruese mjedisore me një normë të sheshtë prej 10 përqindësh. Zgjerimi i shpenzimeve qeveritare ka rezultuar me deficitet në buxhet gjatë viteve të fundit, por deficiti është ngushtuar. Diversifikimi i ndjeshëm i bazave ekonomike ka rritur dinamizmin ekonomik dhe vendi po kalon rritje ekonomike dhe ka ulur shkallën e varfërisë dhe papunësisë. Efikasiteti i sistemit rregullator është lehtësuar nga një thjeshtëzim i gjerë i procedurave të biznesit. Edhe pse investimi i drejtpërdrejtë nga të huaj është rritur gjatë viteve të fundit, nivelet mbeten ende më të ulëtat në rajon.
Background
Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të Europës, me gjithë disa reforma ekonomike e politike që nga viti 1992, kur përfunduan rreth 50 vite regjimi komunist. Qeveria ka kërkuar integrim më të madh në komunitetin euroatlantik. Shqipëria ka nënshkruar paktin e Stabilizim-Asociimit me BE-në në qershor 2006, si hapi i parë drejt anëtarësimit në BE dhe paraqiti një aplikim të plotë për anëtarësim në prill 2009. Në një hap drejt anëtarësimit, asaj iu dha regjimi i liberalizimit të vizave për zonën “Shengen” në nëntor 2010. Në prill 2009, Shqipëria arriti anëtarësim të plotë në NATO. Infrastruktura e transportit dhe e energjisë së saj janë të varfra krahasuar me standardet europiane dhe ekonomia dominohet nga agrikultura e shërbimet, përfshirë turizmin.

Heritage
“Heritage Foundation” është një kompani prestigjioze amerikane që vlerëson, me anë të kërkimeve ekonomike, procedurat dhe liritë e të bërit biznes në të gjithë botën. Në bashkëpunim me të përditshmen tjetër prestigjioze. “The wall street Journal”, “Heritage” publikon çdo vit “Indeksin global të lirive ekonomike”. Të dhënat e indeksit janë të referueshme në të gjithë botën.

SUNDIMI I LIGJIT
E drejta e pronës

Vendi 93, 35 pikë

Liria nga Korrupsioni
Vendi 89, 33 pikë

Shqipërisë i mungon ende një sistem i qartë i të drejtës së pronës, veçanërisht për zotërimin e tokës. Sigurimi i të drejtave të tokës mbeten një problem në brigjet detare ku ka potencial për zhvillimin e turizmit. Megjithëse janë në punë e sipër reformat për sistemin ligjor, gjykatat janë subjekte të presionit politik dhe korrupsionit. Mbrojtja e të drejtës së pronës intelektuale mbetet e dobët. Shqipëria është një vend i madh tranziti për trafikimin e qenieve njerëzore, armëve ilegale dhe narkotikeve.

QEVERISJA
Liria fiskale

Vendi 20, 91.4 pikë

Shpenzimet qeveritare
Vendi 77, 69.5 pikë

Normat e taksave personale dhe të korporatave janë në sheshin 10 për qind. Taksa të tjera përfshijnë atë të vlerës së shtuar (TVSH), tatimin mbi pronën dhe një taksë trashëgimie, me aftësinë e përgjithshme tatimore në shumën 25,7 qind të të ardhurave totale në vend. Shpenzimet qeveritare qëndrojnë në 31,9 për qind të GDP dhe deficiti buxhetor rri pezull me rreth 4 për qind të GDP. Totali i borxhit publik është rritur që nga viti 2007.

REFORMA RREGULLATORE
Liria e biznesit

Vendi 40, 78.2 pikë
Liria e punës
Vendi 130, 51 pikë
Liria monetare
Vendi 56, 78.8 pikë

Procedurat e fillimit të biznesit janë thjeshtuar. Kërkesa për kapital minimal për ngritjen e një kompanie është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dhe ligjet e reja të falimentimit e bëjnë mbylljen e një biznesi të drejtpërdrejtë. Kërkesa për punë në ekonominë formale, e cila ka një nivel të lartë të vetëpunësimit, është ndikuar shumë nga sektori publik. Inflacioni është rritur pak për shkak të çmimeve më të larta të mallrave, detyrimet më të lartë të akcizës, si dhe rritja e kostove të kujdesit shëndetësor.

HAPJA E TREGJEVE
Liria e tregtisë

Vendi 74, 79.8 pikë
Liria e Investimeve
Vendi 50, 65.5 pikë
Liria Financiare
Vendi 17, 70 pikë

Shkalla e tarifave tregtare për peshën është 5.1 për qind. Kërkesat e licencimit janë minimale dhe qeveria nuk vendos taksa mbi eksportin, por kapaciteti i pamjaftueshëm tregtar dhe vonesat burokratike administrative për tregtinë rrisin kostot. Firmat e huaja dhe vendase trajtohen në mënyrë të barabartë sipas ligjit, por burokracia joefikase dekurajon investimet dinamike. Shumica e bankave janë në pronësi të huaj dhe sistemi bankar ka përfituar nga rritja e konkurrencës.

© Panorama.al

Te lidhura