“Më shumë anestezistë të rinj”

Mar 19, 2011 | 10:25

Më shumë investime në infrastrukturë për të garantuar një terapi intensive sipas standardeve. Këtë premtim bëri dje në Konferencën e XI Anestezistëve dhe Reanimatorëve ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ai theksoi se në konkurrimet për specializime u zgjeruan mundësitë për të formuar specialistë të rinj. “Me prioritet u konsiderua anestezi-reanimacioni dhe aty bëmë të pamundurën për të përdorur në maksimum kapacitetet formative akademike, në mënyrë sa më shumë njerëz të formohen në këtë fushë, sepse edhe nevoja për ta e për shërbimin e tyre cilësor është bërë jetike dhe e pazëvendësueshme.”, tha Vasili. Ai shtoi se veprimtaria e përditshme e mjekëve dhe reanimatorëve një histori suksesi.  “Cilësi e lartë e reanimacionit është shënuar edhe në shërbimet e specialistikës, siç është kardiokirurgjia e  ku kemi edhe raste të komplikuara.”, theksoi ministri.

© Panorama.al

Te lidhura