Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës të “Komuna e Parisit” në kryeqytet. Për një javë trafiku në këtë rrugë do të jetë i bllokuar. “Sot bashkia nisi punimet për asfaltimin e rrugës tek Komuna e Parisit. Ajo ka qenë shumë e dëmtuar. Bashkia dhe firma kanë marrë masat për ta përfunduar në fund të kësaj jave, kur dhe rruga do të hapet. Gjatë punimeve, qarkullimi do të transferohet në rrugët “Prokop Mima” dhe “Skënder Luarasi”, tha Albana Koçiu, drejtore e shërbimeve në bashkinë e Tiranës. Në rrugët “Prokop Mima” dhe “Skënder Caci”, nga ku devijohet qarkullimi i automjeteve, nuk do të lejohen parkimet e automjeteve, me qëllim për të mos bllokuar lëvizjen. Përfaqësuesja e bashkisë kërkoi respektimin e sinjalistikës nga drejtuesit e automjeteve, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve në realizimin e këtij projekti.











