“Djajtë” kundër “topçinjve”, një tjetër finale

Mar 12, 2011 | 10:32

Mund të kishte qenë fare mirë një përballje e denjë për një finale, por fati ka dashur që Mançester Junajtid të ndeshet që në çerekfinalet e “FA Cup” me rivalët e Arsenalit, sot në “Old Trafford”. “Djajtë e kuq” nuk humbasin brenda në shtëpi prej tetë ndeshjesh, ndërkohë që kundër “topçinjve” ata nuk janë mposhtur në gjashtë përballjet e fundit, në të gjitha garat në “Teatrin e Ëndrrave”. Por gjërat s’do të jenë aspak të lehta për kryesuesit e Premier Ligës, që do të ndiejnë mungesën e 10 lojtarëve. Shumica e mungesave janë në mesfushë, ku përveç Andersonit dhe Parkut, Valencia nuk ka arritur të grumbullohet për të plotësuar hapësirën e lënë bosh nga mesfushori portugez Nani.

© Panorama.al

Te lidhura