Zbulohen detajet e dasmës madhështore të Ilirit, me të ftuar VIP dhe detaje romantike/ Ceremonia buzë detit, ish-banorët e BBV që do të mungojnë

May 8, 2022 | 16:50
SHPËRNDAJE

Lajmi se Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini do martoheshin, u shndërrua në kryefjalën e mediave ditë më parë. Megjithatë, pasi “Panorama Plus” përgënjeshtroi këtë lajm, reagoi vetë fituesi i “Big Brother”.

Ilir Shaqiri publikoi foto nga Durrësi, sigurisht jo si dhëndër në dasmën e tij dhe bashkëshortes Emanuela, por për të gjuajtur peshk… Mjaftoi një deklaratë e fituesit të “Big Brother VIP”, i cili tha se do organizojë një dasmë në Shqipëri që të krijoheshin aludime në media.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në Bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Kështu, ai tha se ka në plan realizojë një dasmë tipike në muajin qershor në vendin e tij.

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tri ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë, sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit”, ka deklaruar ai.

Por, duket se realisht dasma do të bëhet. Çifti po përgatit gjithçka për një ceremoni madhështore në bregdetin e Durrësit. Nga burime të afërta, kemi mundur të mësojmë se dasma e tij dhe e Emanuelës do të mbahet në qershor dhe të dy janë duke mbyllur gjithçka para ceremonisë. Që nga fustani, deri te ftesat, gjithçka po shkon drejt finalizimit për dasmën, që me gjasa do të ketë vëmendjen e të gjithëve.

Miqtë e afërt të tyre, kanë tashmë ftesat e tyre, që për disa nga ish-banorët e “Big Brother” do të mungojnë. Monika, Antonela dhe disa personazhe të tjera, me ta Iliri nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë, do të mungojnë në festë. Mbetet për t’u parë nëse Donaldi do të jetë pjesë e festës së çiftit. Ceremonia do të ketë të ftuar më shumë se 100 veta, duke sjellë me vete edhe miqtë italianë të çiftit.

Ceremonia do të mbahet në ambientet e jashtme të një resorti, duke i ndenjur kështu idesë për një dasmë romantike, ndryshe nga ceremonia e para 20 viteve. Iliri ka treguar po ashtu se do të vijë të jetojë në Tiranë dhe kjo u përqafua edhe nga bashkëshortja e tij Emanuela. Në një intervistë, ajo tha se po kërkon shtëpi për në kryeqytetin shqiptar dhe se do shkojë kudo që shkon Iliri.

Duket se edhe vajza e tyre Emily është shumë e entuziazmuar dhe nuk i trembet kësaj ideje. Duke u shprehur se Tirana dhe Shqipëria janë bërë më të bukura vitet e fundit, ajo ka thënë se duhet të presin sa të mbarojë gjimnazin dhe për Universitetin nuk do e kishte aspak problem ta vijonte në vendin tonë.

Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.

Ndërkohë, javën që lamë pas, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, foli edhe njëherë për eksperiencën e tij në këtë format. Balerini ishte i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ku foli edhe njëherë për eksperiencën e tij. Gjithçka nisi nga një pyetje e njërit prej fëmijëve të “Piter Pan”, i cili e pyeti në lidhje me gabimet që ka bërë në fëmijërinë e tij.

“Jam përpjekur të jem shembullor po sado që përpiqesh është e pamundur. Duke qenë se edhe unë kam bërë gabime i kam marrë disa vërejtje nga nëna ime, dhe të bëjnë mirë, sepse kur i merr nuk bën gabime prapë”, tha Iliri.

Më tej, moderatoja Alketa Vejsiu e pyeti në lidhje me gabimi më të madh që ka bërë në BBV.

“Gabime, ndoshta jam futur shumë spontan në atë që unë jam në komentet me njerëzit dhe kam treguar disa gjëra të vetvetes që mund t’i kisha evituar, që nuk do të merreshin vesh kurrë. Do qëndroja dhe më i qetë me vetveten time”, zbuloi balerini, duke shtuar se i referohet historisë së tradhtisë ndaj bashkëshortes.

Ndër të tjera, ai ka treguar gjithashtu pasionin e tij për peshkimin, ku tha se nëse nuk do të ishte bërë balerin, do të ishte bërë një peshkatar.

“Balerin bëhesh duke punuar shumë, sepse baleti është art i vështirë dhe i gjithanshëm, por gjithsesi unë atë çelësin rezervë për jetën time e kam ruajtur dhe ka qenë peshkimi. Nëse nuk do isha bërë balerin do isha bërë peshkatar shumë i mirë”, tha fituesi i BBV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura