Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar vendimin e një viti më parë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila pas kallëzimit të një shtetasi, ka vendosur mos fillimin e hetimit ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Në bazë të dokumentit që ka në disponim “Gazeta Panorama”, mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në datën 03.11.2014 ka marrë vendimin për:
“Mosfillimin e procedimit penal” ndaj shtetasit Edi Rama, për shkakun se mungojnë elementët e figurave të veprave penale të kallëzuara, të parashikuara nga nenet 248 të Kodit Penal.
Në marrjen e vendimit të mosfillimit të procedimit prokurori ka arsyetuar: “…omissis…Nga studimi i këtij materiali rezulton se tre lejet e ndërtimit mbajnë datat 26.05.2001, 17.03.2004 dhe 17.09.2004.
Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur pranimin e kërkesës së shtetasit Sokol Hasani, i cili e ka kundërshtuar në këtë hallkë të sistemit gjyqësor vendimin e Prokurorisë së Tiranës.
Sakaq, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të mosfillimit të procedimit penal, datë 03.11.2014 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e akteve të çështjes për kompetencë lëndore Prokurorisë së Përgjithshme.
Comments are closed.