Xhulian Rrudho padit Tiranën, do 3.5 mln lekë

Feb 20, 2012 | 11:18
SHPËRNDAJE

Pas padisë së ish-menaxherit Hektor Çomo, një tjetër i është shtuar klubit bardheblu. Xhulian Rrudho, ish-futbollist i Tiranës për sezonin 2009, gjatë muajit tetor të vitit 2011 (17.10.2011) ka hedhur në gjyq KF Tiranën. Referuar aktpadisë së bërë në Gjykatën e Tiranës, Rrudho pretendon se klubi i detyrohet 360.000 lekë, plus shpenzimet gjyqësore. Çështja është në gjykim. Deri tani janë zhvilluar vetëm dy seanca: në të parën nuk është paraqitur pala e paditur, për rrjedhojë ajo është shtyrë; ndërsa në të dytën, e cila u shty sërish, ishte pala paditëse që e kërkoi këtë, me qëllim që të paraqiste provat shkresore, të cilat vërtetojnë se ai ka luajtur deri në fund të sezonit, pra 5 muaj, pranë palës së paditur (skuadrën kryeqytetase). Në të tilla kushte, seanca e radhës është përcaktuar më datë 16 mars 2012, në të cilën pritet të merret ndonjë vendim lidhur me këtë çështje, me numër 4728. Me të tilla ritme, kryeqytetasit rrezikojnë të humbasin shumë nga ana financiare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura