Historiku tragjik i vrasjeve në familjen e ish-policit që u ekzekutua sot, si u morën jetën dy vëllezërve të tij

Jan 30, 2019 | 17:46
SHPËRNDAJE

Arben Bilali, ish-efektivi i Forcave Speciale mbeti i vdekur sot pasi u qëlluar me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar në Tiranë.

Arben Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës.

Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia. Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Leonard Bilali

Leonard Bilali

Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Ditën e sotme, në të njëjtën rrugë u ekzekutua edhe ish-oficeri Arben Bilali.

Djathtas, shtepia e viktime, e pajisur me kamera sigurie
Djathtas, shtepia e viktimes, e pajisur me kamera sigurie

Historiku i përgjakjeve vijon që nga viti 1997 kur është ekzekutuar një tjetër vëlla i Arben Bilalit, pikërisht Bujar Bilali.

Nga djemtë e familjes Bilali, ka mbetur gjallë vetëm njëri prej tyre.

/Panorama/

vendi-ku-ndodhi-vrasja-e-ish-policit-Arben-Bilali-copy (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura