Vrasja e 16-vjeçares rome nga polici në Selanik “trazon” Greqinë, protesta të dhunshme në mes të Athinës! Sulme me gurë dhe kundërpërgjigje me gaz lotsjellës

Dec 13, 2022 | 20:18
SHPËRNDAJE

Një tubim-protestë është mbajtur në Propylaia të Athinës në Greqi mbrëmjen e sotme.

greqi

Sipas burimeve nga mediat greke, protesta është mbajtur nga anëtarët e organizatave antiautoritare me rastin e vdekjes së 16-vjeçarit rom, i cili u qëllua nga një oficer policie në Selanik.

Sërish në këtë tubim nuk munguan incidentet. Ndërkohë që marshimi po zhvillohej, në universitetin e qytetit ka pasur përplasje. Antiautoritarët hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me metodat e veta.

Tension ka pasur edhe në sheshin Sintagma, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa incidente kanë ndodhur edhe në Stadiou.

Ndërkohë vetëm pas orës 21:00 me orën e Greqisë, është rikthyer qarkullimi në rrugët kryesore të qytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura