Vjen reagimi i parë nga mazhoranca pas deklaratës së Nishanit për Xhafajn

Mar 20, 2017 | 12:00
SHPËRNDAJE

Pas fjalimit të Presidentit Bujar Nishani për dekretimin e 4 ministrave, propozim i kryeministrit Edi Rama, reagon i pari deputet socialist. Ai është Erjon Braçe, i cili përmes një statusi në Facebook, i është drejtuar Presidentit me disa pyetje, një ndër të cilat edhe ngjarja e 21 janarit.

Erion Braçe, deputet i PD-së
Erion Braçe, deputet i PS-së

POSTIMI I PLOTE
Shoku Bujar një pyetje kam:
Ku ishit ju kur maxhoranca, ajo qe ka me shume mundesi e instrumenta, VRAU KATER KUNDERSHTARE NE BULEVARD?
Si nuk e mban mend?
Ta them unë;
Ministër i Drejtësisë i asaj maxhorance ishe.
A kishte situate me te tensionuar se ajo? Jo!
Ajo situate as qe mund te krahasohet me këtë te sotmen, këtë qe është tërësisht artificiale dhe e kufizuar përditë ne 200 punëtorë te bashkisë Kamzë e Vore.
Edhe një here;
Atëherë u vranë katër kundërshtarë nga Qeveria,
sot ata qe vranë kërkojnë pushtet ne tavoline.
Përtej te qenit i njëanshëm, besoj e bën dallimin.
Një moment, një apo dy minuta, ne koshience e bën dallimin.
Po mire mor shok,
si ka mundësi qe ti i kërkon sot maxhorances te reflektoje,
kurse kur u vranë katër njerëz te opozitës, jo vetëm qe udhëhoqe një fushate te tmerrshme ndëshkimi për 200 protestues te tjerë,
por dhe i ribere ministër i Brendshëm?
Te qëndrojmë këtu;
po mire, riemërimi yt ministër i Brendshëm uli apo rriti tensionin?
Kujtoj qe ju u ribëtë ministër jo se vrasësi u shkarkua apo u dorëhoq.
Por sepse vrapoi te behej me dhune, vjedhje dhe ne tavoline kryetar i bashkisë Tirane.
A e kupton se, kohet, standardet, ngjarjet nuk kane te krahasuar?
Dhe e di pse?
Sepse ju, Berisha, Basha por edhe ti, keni vendosur “standarde” kriminale, paligjshmërie, njëanshmërie, amoraliteti, te cilat nuk i arrin dot kush.
Ne kurrë!
Ne kurrë si ju!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura