VIDEO/ Të rinjtë austriakë, kundër dëbimit të familjes shqiptare: Kërcënohet nga gjakmarrja

Aug 22, 2015 | 19:02
SHPËRNDAJE

Prej disa muajsh, një shkollë e mesme në Lauterak të Austrisë është ngritur për të sensibilizuar të gjithë komunitetin që jeton aty që të ndalojnë dëbimin e një familjeje shqiptare, e cila rrezikohet nga gjakmarrja.

AziliFamilja me shtatë anëtarë është njoftuar nga autoritetet austriake se duhet të lërë vendin menjëherë.

Mirëpo, shokët e Rizahut, 17 vjeç dhe Auritës 14-vjeçe, dy nga fëmijët e familjes, janë organizuar prej muajsh për të ndaluar dëbimin e familjesh shqiptare nga Kosova.

Mësuesja e fëmijëve thotë për median austriake “Vol” se familja nuk është e sigurt në Kosovë, pasi është në gjak me një familje tjetër.

“Ata nuk janë të sigurt në Kosovë. Vërtet atje nuk ka më luftë, por kërcënohen prej gjakmarrjes. Nuk mund t’i lëmë të dëbohen”, ka thënë ajo.

Për këtë arsye ajo kërkon që familja të merret nën mbrojtje. Që në dhjetor të vitit të kaluar, shkolla u angazhua për familjen përmes një letre drejtuar Entit Federal për Çështjet e Emigracionit dhe Azilit.

“Vol” shkruan se të gjithë anëtarët e familjes e kanë mësuar tashmë gjermanishten dhe janë integruar në Shoqëri.

Rizahu dhe Aurita kanë shumë miq dhe janë fëmijë të mrekullueshëm. Për këtë arsye, shokët e klasës janë angazhuar në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë ligjore për pengimin e dëbimit.

Por të gjitha përpjekjet e tyre nuk janë finalizuar me sukses. Ata nuk arritën që ta ndalonin urdhërdëbimin dhe familja pritet së shpejti të dëbohet.

Në një letër të shkruar në Facebook në mbrojtje të familjes, thuhet: “E pabesueshme! A janë përpjekjet tona të kota? Pse po injorohemi?

Pse nxënësit dhe të rinjtë përqeshen vazhdimisht? A nuk është mendimi ynë i rëndësishëm? Mirëqenia jonë? Çdo gjë sillet rreth së ardhmes, apo jo? Ne jemi e ardhmja!

Dhe, ne e shohim familjen në të ardhmen tonë, si një pjesë tonën, si një pjesë të Lauterachut, si pjesë të bashkësisë sonë.

Dhe, edhe përkundër kësaj, kjo nuk e ndryshon situatën – situatën se ata duhet të largohen. Situatën që ne të mos mund t’i shohim asnjëherë më.

Dhe këtë situatë ne e kemi përpara. Dhe ne po kundërshtojnë sërish dhe po e bëjmë me dije historinë e kësaj familjeje… Ata nuk duhet të largohen! Ata duhet të qëndrojnë”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura