Glevin Dervishi, zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, drejtuar nga Ditmir Bushati, është martuar fundjavën e kaluar dhe ka bërë një dasmë për t’u pasur zili, sipas dëshmitarëve.
Nga një video në rrjetet sociale, e postuar nga një e afërme e Glevinit, shihet një moment gjatë dasmës, Glevini, shihet të kërcejë mjaft mirë tingujt e muzikës greke.
Ajo që bie në sy, është se në këtë kërcim e shoqëron edhe këshilltari “grek” i ministrit Ditmir Bushati, Pirro Vengu.
Ky i fundit u bë i njohur për publikun në tetor të vitit të kaluar kur një letër e ardhur nga Athina e ktheu krejt papritur në qendër të vëmendjes.
Si një shtetas me pasaportë greke, ai u thirr nga Ministria e Mbrojtjes e vendit fqinj për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 3 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore.

Megjithatë Pirro Vengu nuk e prishi qetësinë pasi u mbrojt publikisht nga shefi i tij, Ditmir Bushati, icili tha se “Mund të them që shefi im i kabinetit është një nga punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptar. CV mund t’ua vendos në dispozicion shqiptarëve. Çdo gjë tjetër është spekulim, pasi idiotët e nevojshëm të fqinjëve vazhdojnë që të gjallojnë”.
Pas interesimit lidhur me këtë emër, Pirro Vengu, del në lidhjet e largëta të babait të ministrit, Sulejman Bushati. Shef i kabinetit të Bushatit, rezulton të jetë nip i një prej funksionarëve të lartë të regjimit komunist.
Gjysh i tij, Spiro Vëngu ka qenë zv/ministër i Bujqësisë dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor për disa vite. Si për koicidencë edhe baba i ministrit të Jashtëm, Sulejman Bushat ika qenë një ish drejtues i lartë i nomeklaturës komuniste, ish-sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, por dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së.
Megjithatë, ajo që mund të thuhet për këtë video, është se të dy “e kanë qarë” kërcimin grek në dasmë…
© Panorama.al











