Veterani i UÇK u ndalua në Shqipëri në bazë të urdhër-arrestit serb? Reagon zëdhënësi i Policisë së Shtetit

Aug 2, 2020 | 12:53
SHPËRNDAJE

Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, deklaroi sot se një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ndaluar nga Shqipëria në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar në Interpol nga ana e Serbisë.

1528907369_policiaeshtetit

Por, zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai i kontaktuar nga “Panorama Online” thotë se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet e shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilës, veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së, pas një fletë-arresti në Interpol nga Serbia

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura