U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër Eni Çobani: Jam gjallë dhe me shëndet të plotë! Do jetoj aq sa…

Jun 12, 2022 | 20:09
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Juristja e njohur Eni Çobani ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në disa media online se ajo kishte ndërruar jetë.

Në rubrikën e “Shihemi në gjyq”, Arditi e pyeti: “Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…”, referuar lajmeve në fjalë. Gjë për të cilën Eni tha:

“Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë që më kanë shkruar dhe që më kanë pyetur. Siç e shikoni, jam mirë me shëndet. U them të gjithëve që Eni Çobani është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë. Do jetoj sa ma ka shkruar fati dhe Zoti dhe çfarëdo të thoni nuk e shkëpusni dot jetën time. ”

Më tej, Eni tha se është në dijeni cila faqe e ka shpërndarë lajmin dhe, edhe pse ka kërkuar që lajmi të hiqet, ende nuk është hequr: “Kam kërkuar që lajmi të hiqet, por ende nuk është hequr. Ma merr mendja se e di kush e ka publikuar, por s’po them emra publikisht. Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës”, – vazhdoi juristja e revoltuar duke u bërë thirrje të gjithë portaleve që kanë postuar lajmin e rremë për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura