Tre shqiptarët kapen me kokainë 1 mln euro/ E trafikonin në lokalet e natës në Itali, si policia bastisi shtëpinë e tyre që përdorej si depo e mbajtjes së drogës

Jun 9, 2022 | 17:33
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vendosur në pranga tre shqiptarë pasi janë kapur me kokainë dhe marijuanë që kapte vlerën e 1 milionë eurove. Sipas autoriteteve italiane, droga kishte si destinacion të shitej në lokalet e natës në Cagliari dhe zonën e bregdetit Poetto.

d1f627313740d186dfd50768e7d8c301

Policia arriti të sekuestrojë dy kilogramë kokainë dhe po aq marijuanë që do të furnizonin me drogë tregun e Cagliarit, për një vlerë totale mbi 1 milionë euro, ndërsa vendosi në pranga tre shtetas shqiptarë: një 42-vjeçar që jeton prej vitesh në këtë qytet, një 34-vjeçar dhe një 41-vjeçar i ardhur në Sardenjë nga Santa Croce sull’Arnos.

Hetimet e kryera nga policia italiane nisën pas një raportimi për lëvizje të çuditshme të disa personave në një pallat në Viale Sant’Avendrace.

Mëngjesin e djeshëm, efektivët e policisë italianë kanë parë 42-vjeçarin shqiptar, i njohur pikërisht për përfshirjet e tij në trafikun e drogës, të hyjë në pallat dhe menjëherë më pas tij dy bashkatdhetarë të tjerë.

Sapo të tre hynë brenda në banesë, policia bastisi shtëpinë ku gjetën një çantë shpine e mbushur me drogë. Gjithashtu u sekuestruan celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera.

Prokuroria italiane po heton origjinën e drogës, veçanërisht amfetaminës dhe kokainës. Ndërsa nuk përjashtohet që ngarkesa të jetë kryer nga dy shqiptarët e ardhur nga Toskana.

Hetuesit po rindërtojnë skemën për lëvizjet e tyre dhe po verifikojnë se cilat ishin marrëdhëniet me bashkatdhetarin 42-vjeçar që jetonte në Cagliari. Në të kaluarën një prej shqiptarëve ishte arrestuar për trafik droge dhe dëbuar nga territori italian, por ishte kthyer duke përdorur identitete të rreme.

Gjithashtu u ushtruan kontrolle ndaj banesës që përdorej si depo droge, pasi shtëpia ishte në emër të një pensionisti që kishte vite që kishte vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura