Tjetër skandal, vidhen armë në magazinën e ministrisë së Brendshme

Feb 22, 2019 | 15:39
SHPËRNDAJE

dritare (1)

Një vjedhje është konstatuar në magazinën e Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjale për Qëndrën e Furnizimit të Materialeve Teknike ish reparti 100 në Mullet, ku është konstatuar mungesa e dy pistoletave të tipit të fundit.

Mungesa e armëve u vu re gjatë një auditi në tetor që u bë pas rikonstruksionit që ky repart iu nënshtrua në muajt qershor-korrik. Menjëherë është njoftuar SHÇBA e cila ka kryer kontroll dhe e ka referuar çështjen në prokurori për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë kontrollit është konstatuar se nuk janë shkelur rregullat e sigurisë së objektit dhe nuk ka pasur thyerje nga jashtë të vendit ku qëndronin të magazinuara armatimet, prandaj dyshimet bien për një inventarizim jo të saktë të armatimit nga ana e punonjësve. Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet dhe po kryen marrjen në pyetje të personelit si edhe rakordime të librave të shërbimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura