Ylli i Los Anxhelos Lejkërs, LeBron Xhejms, ka thyer një rekord të ri mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në lojtarin me më shumë pikë të shënuara në ditën e Krishtlindjeve. Një rekord i veçantë në NBA që mbahej nga legjenda Kobi Brajant.

Brajant kishte shënuar 395 pikë në 16 ndeshje të luajtura në këtë datë të shënuar gjatë karrierës së tij. Xhejms shënoi mbrëmë 39 pikë, në atë që ishte po ndeshja e 16-të e karrierës për Krishtlindje, duke çuar rekordin në 422 pikë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











