Thellohet konflikti në MAS, Ministrja kallëzon Sekretarin e Përgjithshëm

0
SHPËRNDAJE
 

Konflikti mes ministres se Arsimit dhe sekretarit te pergjithshem perfundon ne gjykate. Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar sekretarin e pergjithshem, institucionet Plarent Ndreca, pasi sipas saj nënshkroi një kontratë në kundërshtim me ligjin.

 

Plarent-Ndreca

 

Sipas kallezimit, ministrja e akuzon Ndrecen se nënshkroi një kontratë me operatorin ekonomik për “shtypje dhe botim të dëftesave, regjistrave”.

“Kontrata e nënshkruar është me fond mbi 8 milionë lekë. Kallëzimi është bërë për ushtrim të paligjshëm të funksioneve shtetërore, dhe për shpërdorim të detyrës me pasoja të rënda ligjore. Do denoncojmë çdo akt të korrupsionit në MAS”, shprehet ministrja Karabina.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të kallëzimit penal me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, për shkelje të rënda ligjore të bëra gjatë ushtrimit të detyrës së tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit deri më datën 13.06. 2017, titullari këtij institucioni znj. Mirela Karabina, ka depozituar, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kallëzimi Penal me Nr. Prot extra 12, datë 24.07.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, i pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm si dhe i shfuqizuar nga kompetencat që përmban ky funksion.

Kallëzimi është bërë për shkak se z. Ndreca në kundërshtim me aktet ligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka firmosur si Titullar i Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një kontratë me operatorin ekonomik “Albdesign PSP”, sh.p.k., me objekt: Loti I: “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”’, me fond limit 8’600’937 (Tetë milion e gjashtëqind mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.

Përdorimi abuziv i titullit “Titullari i Autoritetit Kontraktor të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, jemi të bindur se përbën vepër penale.

Konsiderojmë se vazhdimi i ushtrimit të paligjshëm të funksioneve shtetërore nga ana e shtetasit Plarent Ndreca është shpërdorim i hapur i detyrës me pasoja të rënda ligjore dhe financiare për Institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Buxhetin e Shtetit.

Ministri i Arsimit dhe Sportit është i vendosur të denoncojë çdo rast që cenon funksionimin e institucionit, shpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit si dhe akte të korrupsionit, në institucionin që ajo drejton.

thumbnail_foto1
thumbnail_foto2

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVuçiq për Kosovën: Të mos presim ta kthejmë atë që e kemi humbur kaherë
Artikulli tjetërAntonio Kasano lë sërish futbollin, presidenti i Veronës: E ka problemin në kokë!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.