‘Tërhiqen’ nga Shqipëria masat ajrore afrikane, ja si parashikohet moti për tre ditë

Jun 26, 2021 | 9:32

Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qënë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen.

Temperaturat do të pësojnë renie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të dielë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për 3 ditët në vijim, e shtunë, e dielë dhe e hënë, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.

e shtuna1 e diela2

© Panorama.al

Te lidhura