Akuzat e deputetit, ambasadori i OSBE-së dëgjoi tonet e larta te bisedës Tahiri-Doshi

Mar 1, 2015 | 10:48
SHPËRNDAJE

Takimi mes ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputetit Tom Doshi ka patur një interes të jashtëzakonshëm nisur nga pozitat dhe raportet mes dy personazheve.

Ministri Tahiri dhe deputeti Doshi

Ministri njihet për linjën e tij radikale ndaj sjelljeve te deputetit, fakt që u konfirmua edhe mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”.

Dëshmitarë të takimit kanë qenë shumë pak persona që janë ndodhur pasditen e së shtunës në mjediset e barit të hotel Rogner.

Njëri prej tyre ka dëshmuar për “Panorama Online” se tonet e përdorura nga Tahiri e Doshi kanë qenë shpeshherë të larta dhe nuk kanë munguar as në fund të takimit.

Dëshmitari ynë shtoi se kishte parë të ulur në bar edhe ambasadorin e OSBE në Tirane.

“Ministri dhe deputeti ishin ulur në tavolinën e fundit të lokalit, ndërsa ambasadori larg tyre. Tonaliteti i pazakontë i bisedës sigurisht që shtonte interesin e klientëve të paktë të barit, duke qene edhe në dijeni të raporteve të përfolura mes tyre”.

Ambasadori i OSBE në Tiranë është një njohës i mirë i gjuhës shqipe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura