VIDEO/ Protagonist me gol dhe asist, Bersant Celina zgjidhet lojtar i ndeshjes ndaj Djugardenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 20:45

VIDEO/ Protagonist me gol dhe asist, Bersant Celina zgjidhet lojtar i ndeshjes ndaj Djugardenit

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Bersant Celina shkëlqeu ditën e sotme me fanellën e AIK-ut në triumfin 2-0 ndaj Djugardenit në kampionat. 

CELINA-12

27-vjeçari u futa nga stoli në minutën e katërt, pas dëmtimit të Ali. Celina fillimisht shënoi në minutën e 57-të për t’i dhënë epërsinë AIK-ut, pastaj në minutën e 75-të asistoi për golin e dytë të shënuar nga Pitas. 

SofaScore e ka shpallur lojtar të ndeshjes duke e vlerësuar me notën 8.3. Mesfushori kishte 82 për qind të pasimeve të sakta, ndërsa fitoi edhe katër duele.

Ky ishte goli i parë për shqiptarin e Kosovës me fanellën e AIK-ut. Sezonin e shkuar Celina luajti 9 ndeshje, ku regjistroi 2 asiste, ndërkohë që në këtë sezon në 4 ndeshje ka shënuar 1 gol si dhe ka dhënë një asist, në elitën e futbollit suedez.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"