EKSKLUZIVE/ “Historia si aktor filmi dhe balerinat meksikane”, Edmond Gëzdari: Si u habitën shitëset me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 19:00

EKSKLUZIVE/ “Historia si aktor filmi dhe balerinat meksikane”, Edmond Gëzdari: Si u habitën shitëset me mua

Edmond Gëzdari grumbullohej në Kombëtaren e të rinjve si sulmues i Tiranës në vitin 1974. “Ai ka qenë një muaj i paharruar. Ishim një grup i mrekulleshëm, me lojtarë dhe trajnerë. Një tjetër botë, e panjohur për ne dhe në çdo takim me një histori nga pas”, thotë ndër të tjera Gëzdari për “Panorama Sport”, 50 vite nga turneu në Kinë.

Untitled-11

Gëzdari, fillimisht të flasim për grumbullimet në hotel “Donika”. Si kalohej koha aty para se të niseshit në Kinë?

Gjatë grumbullimit te “Donika”, i njohur si hoteli i sportistëve, në kohë të lirë, në një dhomë, improvizonim emisionin italian “Tutto il calcio minuto për minuto”. E regjistronim në një kasetofon që ma kishet sjellë babai. Arjan Bakiri imitonte Bortolucin, Starova Amerin, unë Ciotin, Metani një tjetër, si dhe Kreshnik Agolli gjithashtu. Një kasetë që humbi më vonë.

Ka kurreshtje nga kinezet për ju, çfarë mbani mend?

Në ditët e fundit, pasi turneu ka përfunduar, jemi në Pekin, na çuan në një supermarket me dyqane për të huajt. Turistët dhe shitëset kineze, duke më parë, nisën të flasin, të qeshin midis tyre, por ne nuk kuptonim asgjë.

Më pas thirrën përkthyesin Li, duke i thënë se më kishin njohur si aktor filmi? “Jo, është futbollist”, i tha ai. Ato ngulën këmbë dhe ai më pyet: “Shitëset pretendojnë se jeni aktor filmi?” Kanë të drejtë e sqarova, po kam luajtur në disa filma. Ato më kishin parë te “Guximtarët”, që në ato vite shfaqej masivisht në Kinë.

Cila është historia me balerinat meksikane?

Jemi në Pekin, kur në hotelin tonë më i miri në atë kohë, me 12 kate, në të tretin qëndronin përkthyesit, shoqëruesit, ndërsa ne ishim në të 10-tin, kur vjen një grup artistik me vajza të bukura meksikane, “Ansambli Juvenilja” quhej. Flisnin italisht, dhe ne i afruam me to. Një natë e kishin lënë të takoheshin, e ndërsa ishin duke zbritur nga shkallët e emergjencës, u zbuluam.

MixCollage-06-Sep-2024-11-10-PM-8778

 

Si vazhdoi më pas?

Punonjësi i Sigurimit kishte dëgjuar zhurmë dhe duke dalë na kishte parë që po lagoheshim fshehurazi me to. Na thirri, por ata ikën me vrap, ne u kthyhem. U mblodh shtabi, e bë një mbledhje në orën 2 të natës në hotel.

Pikërisht në atë periudhë një studente shqiptare ishte dashuruar me një të huaj dhe si dënim e kishin izoluar në ambasadë dhe kthimi në Shqipëri bëhej me vapor, 6 muaj udhëtim. Për ne u bë një diskutim i ashpër.

“Këta janë për burg”, bërtiste punonjësi i sigurimit. “Jo”, – kundërshtonte trajneri Resmja. “Kë të dënojmë, fëmijët e shokëve tanë?”, u tha ai. “Edhe një herë po i folët atyre, do t’ju nisim për Tiranë”. Ky ishte urdhri dhe çështja u mbyll.

Në atë periudhë në Kinë ishte edhe Loro Boriçi…

Po, trajner në Kinë ishte Loro Boriçi, që na priste me orë të tëra në aeroport. Shumë i thjeshtë, kinezët flisnin fjalët më të mira për të. Por, ai me numër 10, kështu thonin për Resmen, duke ja përmendur emrin kudo. Refiku ishte lojtari më popullor shqiptar që njihinin kinezët, pasi kishte qenë katër herë atje.

UVIL ZAJMI – PANORAMASPORT.AL

“Kërkuan të më dënonin, më shpëtoi Resmja”, Kreshnik Agolli: Te Muri i Madh kinez janë edhe emrat tanë

Shqipëria U-18 dhe historitë e pathëna të turneut në Kinë/ 9 ndeshje të zhvilluara dhe Gëzdari si aktor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"