VIDEO/ Humbi ndjenjat në fushë, Federata Hungareze zbulon gjendjen e sulmuesit Varga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 23:36

VIDEO/ Humbi ndjenjat në fushë, Federata Hungareze zbulon gjendjen e sulmuesit Varga

Lajme pozitive nga Federata Hungareze e Futbollit, në lidhje me gjendjen e sulmuesit Varga, i cili humbi ndjenjat në fushë në duelin ndaj Skocisë, pas një përplasje me portierin kundërshtar.  

AAAASSS

Nga raportimet e fundit të federatës për BBC, bëhet me dije se Barnabas Varga është i vetëdijshëm.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por tani është nën kontroll dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.  

Varga raportohet se kishte hapur sytë dhe kishte qëndruar ulur për gati 10 minuta para se të largohej me barelë nga fusha.

“Gjendja e Barnabas Varga është stabël! Lojtari është aktualisht në një spital në Stuttgart! Ne do t’ju informojmë menjëherë nëse ka ndonjë lajm për gjendjen e tij!”-bën me dije Federata Hungareze e Futbollit.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Nga lotët e lojtarëve te dedikimi special i fitores, momentet dramatike të ndeshjes Skoci-Hungari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"