Video emocionuese, shikoni momentin kur himni shqiptar vendoset në mes të Beogradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 23:14

Video emocionuese, shikoni momentin kur himni shqiptar vendoset në mes të Beogradit

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Beograd.

ABAKAROV MEDALJE ARI

Në përballjen me Tomas Gilman, Abakarov arriti të dominonte sfidën, për peshën 57 kilogram. Kështu Abakaro bëhet mundësi i parë në histori që shpallet kampiopn bote për Shqipërinë.

Moment me të vërtet emocionues ishte ai i ceremonisë së dorëzimit të medaljes së arit, teksa në mes të Beogradit, u vendos himni shqiptar, si kurorëzim i këtij suksesi historik për sportin shqiptar. Mundësi çeçen, Abakarov, mbante veshur fanellën me flamurin shqiptar, duke e përforcuar gjithmonë dhe më shumë lidhjen me vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Kampioni i Botës Abakarov nuk fsheh emocionet: Ëndrra ime u bë realitet nga ata të cilët deshën që të përfaqësoja këtë vend të bukur

EKSKLUZIVE/  Shqipëria me kampion bote në mundje, Prizreni: Gëzimi më i madh në jetën time, tani presim më shumë vëmendje nga qeveria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"