Shqipëria mori medaljen e bronztë në “Europianin” e mundjes, Presidenti Meta përgëzon sportistin Islam Dudaev: Mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 20:03

Shqipëria mori medaljen e bronztë në “Europianin” e mundjes, Presidenti Meta përgëzon sportistin Islam Dudaev: Mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz

Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar sportistin Islam Dudaev i cili përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Europian të Mundjes ku fitoi medaljen e bronztë.

islamdudaev

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky rezultat i lartë vjen pas 11 vitesh. Kreu i shtetit shpreh mirënjohjen për përfaqësimin e flamurit kuqezi në sportin e mundjes.

Postimi i Ilir Metës:

Një tjetër sukses i shkëlqyer për mundjen shqiptare, që na bën krenar të gjithëve! Sportisti ynë, Islam Dudaev ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Mundjes në Hungari, rezultat i lartë që vjen pas 11 viteve. Mirënjohje për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit kuqezi, edhe legjendës, Sahit Prizreni dhe drejtuesve të mundjes tonë!

Islam Dudaev u ngjit në shkallën e tretë të podiumit për peshat 65 kg. Ai e nisi rrugëtimin në këtë event duke mposhtur në kualifikuese maltezin Adam Vella me rezultatin 10-0.

Më pas në çerekfinale ai u mund nga hungarezi Iszmail Muszukajev në shifrat 10-0, por kaloi me suksesin sfidën për medaljen e bronztë, teksa mposhti 5-0 polakun Krzysztof Bienkowski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"