Qetësohet gjithçka, futbollisti i Romës nuk pësoi atak kardiak dhe lë spitalin sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 12:37

Qetësohet gjithçka, futbollisti i Romës nuk pësoi atak kardiak dhe lë spitalin sot

Gjithçka qetësohet në ambientin roman dhe jo vetëm. Futbollisti Evan Ndika nuk pati arrest kardiak. Pas frikës që u shkaktua mbrëmjen e së dielës në sfidën Udineze-Roma, ndika kaloi në spital një natë të qetë dhe situata e tij është normalizuar.

ndicka

Mbrojtësi i Romës, pasi u ndje keq në fushë u drejtua në spital. Dhe pas ndihmës së parë mëngjesin e kësaj të hënë i është nënshtruar ekzaminimeve të tjera të detajuara. Dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të lërë shpejt spitalin për t’u rikthyer në shtëpinë e tij. Spitali ku ndodhet i shtruar, bëri të ditur se nuk do të shpërndajë një buletin mjekësor. Diçka që do të menaxhohet nga klubi i Romës.

Ndika la të kuptohej se ndiente shtrëngim në gjoks, çka krijoi frikën për një infarkt në fushë, por për fat të mirë nuk rezultoi kështu me romanistin që është në gjendje të mirë shëndetësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"