“Nuk krijuam sa duhet”, Pep Guardiola pas barazimit me Arsenalin: Nuk na lejuan të bënim lojën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 21:02

“Nuk krijuam sa duhet”, Pep Guardiola pas barazimit me Arsenalin: Nuk na lejuan të bënim lojën tonë

Mançester Siti barazoi në shtëpi përballë Arsenal 0-0, në një ndeshje pa shumë emocion, ku ekipet nuk krijuan shumë raste për të fituar sfidën. Në një intervistë për “Sky Sport”, trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola pohon se ekipi i tij nuk krijoi aq sa duhet që të mund të dilte nga “Etihad Stadium” me 3 pikët.

guardiola

“Ne morëm një pikë. Ne provuam. Ne nuk krijuam shumë por as ata. Ata u mbrojtën mirë, nuk mund të luanim lojën tonë sepse ata vinin direkt te topi. Arsenali ka lojtarë me shumë kualitet dhe fizik të mirë.

Ata kishin një ose dy shanse në kundërsulm, kur ne humbnim topat. Por po, ishte një lojë e barabartë, humbëm disa raste në 30 minutat e fundit, por nuk ishte e lehtë. Ndeshja e kaluar në Londër ishte e njëjtë. Ne u munduam të krijojmë pak më shumë por nuk mundëm. Ata kanë lojtarë shumë kualitativ, e bëjnë punën e tyre në mënyrë fantastike.

Sa herë që mundoheshim të gjenim Haland nga pasat në mesfushë, Rajs dhe Zhorzhinjo ishin aty për t’i bllokuar. Nuk është e habitshme se pse ato ishin në krye të tabelës, pavarësisht se tani është Liverpuli.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"