“Nuk kishim alternativa në stol”, flet trajneri i Orikut: Shkuam në Burrel për pikë, ju tregoj rastin e penalltisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 13:20

“Nuk kishim alternativa në stol”, flet trajneri i Orikut: Shkuam në Burrel për pikë, ju tregoj rastin e penalltisë

Artan Sakaj mendon se Oriku u godit nga penalltia e parë, që sipas tij, nuk ishte. Për “Panorama Sport”, trajneri deklaroi: “Penalltia e parë nuk ishte.

flamurtari-oriku

Nuk e di se ku e bazon gjyqtari atë 11-metërsh. Ai moment na goditi edhe më shumë, plus problemeve që kishim nga mungesat. Ishim të përgjysmuar nga kartonët dhe dëmtimet.

Nuk kishim alternativa zgjedhjeje në stol. Kishim ardhur në Burrel për të marrë pikë, por nuk arritëm dot. Për këtë më vjen shumë keq”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"