Mavraj: Shqiptarë, mbështetni Azemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2015 | 20:55

Mavraj: Shqiptarë, mbështetni Azemin

Mërgim Mavraj për Ilir AzeminMbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka bërë një status për takimin mes Kosovës dhe Shqiëprisë që ia ka kushtuar Ilir Azemit.

Sipas qendërmbrojtësit kuqezi, futbollisti në pronësinë e Grojtherfyrtit që po kalon një moment të vështirë, meritonte vëmendje në këtë ndeshje, më shumë se kushdo futbollist tjetër. ja edhe statusi që Mavraj i kushton Azemit:

“Ilir Azemi meritonte patjetër të ishte në fushën e lojës në këtë miqësore. Madje, do kisha dashur më tepër të ishte Iliri në fushën e lojës, edhe më shumë sesa të isha vetë në këtë takim. Iliri meriton vlerësim, të paktën nga njerëzit e vendit tonë, sepse nga ata ku jetojmë dhe punojmë nuk e presin dhe aq! Jam i bindur që të paktën, fanellën e Kosovës Iliri e meriton!”, ka qenë thirrja e Mavrajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"