Marota: Zemani po krijon tensione të panevojshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 14:54

Marota: Zemani po krijon tensione të panevojshme

Drejtori i bardhezinjve, Xhiuzepe Marota, duke folur në “Skysport24”, ka adresuar disa çështje që lidhen me Juventusin aktual: “Ashtu siç ndodh shpesh kohët e fundit, e kam gjetur të papërshtatshme deklaratën e Zemanit, trajnerit tw Romws. Është pa dyshim duke iu referuar trajnerit tonw, Kontes, por sikurse thotë edhe ai vetw, qw nuk i kishte lexuar gazetat, nuk mw duket e saktë për të bërë kësi vërejtjesh karshi kolegut të vet. Unë shpresoj që presidenti i shoqatës sw trajnerëve të marrë një pozicion, sepse këto deklarata po krijojnë tensione të panevojshme”.
Më herët, trajneri i Romës, Zdenek Zeman, i njohur si polemizues i ethshëm, kishte thënë se për atë që ka bërë Konte, sipas hetimeve të prokurorëve përkatës mbi trukimet, trajneri i Juventusit duhet ta lërë karrierën. Njeriu i stolit bardhezi është pezulluar 10 muaj për dijeni dhe moskallëzim të trukimit të ndeshjeve nga Siena, në kohën kur e drejtonte këtë skuadër, për pasojë nuk e drejtoi Juven as në Superkupën e Italisë, në pritje të vendimi të Apelit, ku do vijojë të kundërshtojë dënimin në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"