“Ishte skualifikim absurd”, rrëfimi i ish-volejbollistes Mimoza Ibrahimi: U shtangëm kur na informuan, CEV e dinte që do të kualifikoheshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 23:13

“Ishte skualifikim absurd”, rrëfimi i ish-volejbollistes Mimoza Ibrahimi: U shtangëm kur na informuan, CEV e dinte që do të kualifikoheshim

E mirënjohura Ibrahimi, apo Moza, siç e thër rasin, një ndër lojtarët emblemë të Dina mos me treshen e famshme me Tasen dhe Dukën, i rikthehet asaj ngjarjeje me modestinë që e karakterizon. Për “Panorama Sport” ajo do të kujtojë detaje të ditës kur mësuan për përjashtimin dhe sukseset e mëdha që arritën.

Moza Ibrahimi

“Edhe sot nuk e gjej dot shkakun. Ishte një ndër zhgënjimet e mëdha për të gjitha vajzat kur na njoftuan se ishim skualifikuar”, thotë ndër të tjera Moza.

Zonja Ibrahimi, fillimisht të flasim për ndeshjen e turit të parë, ku luani në Gjermani ndaj Lohof. Çfarë kujtoni?

Nuk e njihnim kundërshtarin, sepse ishte hera e parë që luanim me një ekip të tillë. Ndonëse me skuadrën të Gjermanisë Perëndimore, Shverte, ishim ndeshur, duke u kualifikuar dy sezone më parë. Ishte një klub me pretendime dhe para se të niseshim, ishim informuar, se realisht kampione ishte një tjetër skuadër dhe Lohof ishte renditur në vendin e dytë.

Në ndeshjen e parë regjistruat një humbje me rezultat të thellë?

E kujtoj mirë atë takim. Nuk u orientuam, nuk u ambientuam nga fillimi deri në fund, duke mos zhvilluar lojën tonë. Ajo që na mbante për një rezultat premtues në kthim ishte se i njihnim mundësitë tona.

Duke futur këtu mobilizimin, forcën e skuadrës dhe të shutereve Tase, Duka, Qirici e vajzave të tjera dhe strategjinë e trajnerit Tartari, bashkë me entuziazmin dhe mbështetjen e spektatorit, besonim te kualifikimi.

Dinamo vinte nga disa rezultatet befasuese, nuk kishit frikë?

Kishim fituar një eksperiencë modeste në takimet ndërkombëtare dhe frika, pasiguria ishte minimizuar. Dinamo kishte kthyer rezultate, ndryshuar fatin, rrjedhën në disa ndeshje të tjera. Pra, nuk ishte hera e parë që kërkohej kualifikimi, ndonëse, gjithçka do të niste nga një humbje 3- 0 dhe pa asnjë set të fituar.

Dhe vjen një kualifikim i madh më pas…

Shpresa ishte e madhe dhe ashtu rezultoi. Fituam thellë. Jemi gëzuar shumë, kujtoj entuziazmin e spektatorëve dhe tonin në dhomat e zhveshjes. Tase ka qenë fantastike në atë takim. Po kështu edhe Duni e Duka. Të gjitha gocat.

Përgatiteni më pas për një tjetër kualifikim…

Pas Lohof, kundërshtari ishte një ekip suedez. I panjohur, por një tjetër shans për ne. Takimet do të luheshin në janar. Në rast kualifikimi ishim në fazën finale. Një eksperiencë të tillë e kishim provuar në 1979-ën në Jicin të Pragës, ku zumë vendin e katërt, ndërsa kishim rivale një skuadër çeke, një hungareze dhe një turke.

Papritur CEV ka një propozim surprizë, si e kujtoni?

Nuk e priste askush. Po përgatiteshim, vijonim stërvitjet, kur na informojnë për situatën e krijuar. Asnjëri nuk jepte një shpjegim apo sqarim të detajuar. Nuk po kuptonim burimet nga vinte informacioni. Ishin të shumta, por asgjë e sigurt. Me shumë interferime.

Mendoni se ajo ishte një manovër e CEV-it?

Gjykoj një mënyrë për të shmangur përplasjet me ekipet ruse, pasi e parashikonin që ne kualifikoheshim me ekipin suedez. Ne do të refuzonim, pastaj do të vinte skualifikimi. Tjetër arsye nuk ka. As arbitri jo ndërkombëtar, as reklamimi i vonuar pas dhjetë ditësh. Asgjë nuk qëndron nga këto, ashtu si u justifikua CEV që kërkoi përsëritjen e ndeshjes në një fushë asnjanëse.

Cili ishte reagimi, si vijoi më pas kjo histori?

Ai propozim u kundërshtua dhe ne nuk pranuam të luanim. Edhe sot e kujtoj sa keq e përjetuam edhe ne volejbollistet atë skualifikim të padrejtë. Në Shqipëri u vijua me Kupën e Republikës, të cilën e fituam ne. Pas saj morëm edhe kampionatin, duke u shpallur kampionë. Nuk pati asnjë dënim nga federata ndërkombëtare e volejbollit dhe në dhjetor u kthyem në Kupën e Kampioneve, fituam me Ekzacibashin, por në turin e dytë u eliminuam nga një ekip hungarez.

PANORAMASPORT.AL

Speciale nga Uvil Zajmi/ Dinamo dhe padrejtësia e tretë nga CEV, duhej shmangur rivali sovjetik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"