“Çmendet” mbrojtësi i Barcelonës, stërvitje në orën 04:00 të mëngjesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 20:41

“Çmendet” mbrojtësi i Barcelonës, stërvitje në orën 04:00 të mëngjesit

Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde, vazhdon të tregojë se është shumë i përkushtuar ndaj klubit katalanas. Mbrojtësi francez befasoi të gjithë tifozët e Barçës këtë të diel duke publikuar se ishte në qendrën stërvitore të ekipit “Joan Gamper Sports City”, në orën 04:00 të mëngjesit, duke u stërvitur!

montaje-con-la-sesion-de-entrenamiento-de-jules-kounde-con-el-barcelona--el-30-de-julio-de-2022--captura-twitter-fcbarcelona

Dhe gjithçka pasi kishte luajtur disa orë më parë për afro 30 minuta në suksesin e Barçës kundër Kadizit (0-1). Ksavi e rezervoi francezin duke menduar për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së të martën e ardhshme dhe mbrojtësi e shfrytëzoi sa më shumë kohën e lirë për të arritur në mënyrën më të mirë për atë ndeshje vendimtare.

Kunde luajti vetëm 28 minuta kundër Kadizit, skuadra u kthye në Barcelonë dhe lojtari fjeti në shtëpi. Por mëngjesin e të dielës ishte në ambientet e klubit për të treguar se angazhimi i tij është total. Kjo nuk është e gjitha, sepse francezi u kthye në “Ciudad Deportiva” në orën 11:30 për të marrë pjesë në stërvitjen e zhvilluar nga Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"