Si e mohoi Rama para 7 muajsh kandidaturën e Erion Veliajt për Tiranën (VIDEO)

Apr 17, 2015 | 7:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama përpara 7 muajsh, ka mohuar zërat që e shikonin ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si kandidat të mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit 2015. Deklarata e shefit të qeverisë u bë në Uells, ku ai u intervistua nga kanali televiziv TCH, në emisionin e gazetarit Sokol Balla “Top Story”, më 4 Shtator 2014. I pyetur nëse do të jetë një ministri Veliaj kandidat për kryeqytetin, Rama konfirmoi se Erion Veliaj do të përfundojë mandatin e tij si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 

Ministri Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama

Sokol Balla: Keni rikonfirmuar se nuk do të keni ndryshime në qeveri vetëm në raste të skandaleve.

Edi Rama: Nuk kam konfirmuar asgjë të tillë sepse s’ka qenë nevoja për ta konfirmuar. Është nxjerrë tërësisht nga konteksti, sic ndodh shpesh kur gazetarët nëpërmjet lidhjeve të shkurtra apo miqësive që kanë, marrin një fjalë këtu një fjalë atje dhe pastaj ndërtojnë një film që ne që kemi qenë brenda e shikojmë për herë të parë. Ajo që kam thënë unë ka qenë e lidhur me faktin që kemi një qeveri e cila në një vit nuk ka asnjë ministër të përfolur, dhe kjo është dicka jashtëzakonisht pozitive. Sipas nesh, do të duhet të ishte krejt normale, mos flitej fare për këtë por, në Shqipërinë që kemi jetuar, ky është një fakt shumë pozitiv. Dhe mbi bazën e kësaj, unë kam thënë atë fjali, ndërkohë që as është shtruar as nuk kam për ta shtruar problemin e ndryshimeve në qeveri. Kjo ëhstë një skuadër që po punon mjaft mirë po arrin përditë të bëjë progrres, dhe po bëjmë reforma të thell, të tjera reforma do të bëjmë në vijim, kshq skemi asnjë arsye të mendeojmë për ndryshime, ministrash sepse në fund të fundit unë gjithmonë kam besuar që qeveria është skuadradhe përgjegjësia është e kryeministrit.

Sokol Balla: Megjithatë ka ministra të përfolur, që mund të lënë kabinetin për arsye të tjera. Përflitet që dy ministra të kabinetit mund të kandidojnë për bashkitë e rëndësishme të Tiranës, e Durrësit…ka dicka të vërtetë? Zoti Veliaj dhe Zoti Koka?

Edi Rama: Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë absolutisht, dhe mund t’ju siguroj se Erion Veliaj do të jetë minisitër i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë deri në fund të mandatit. Gëzon një mbështetje të plotë, por edhe po bën edhe një punë shumë të mirë, madje përtej të gjitha pritshmërive. E ka kthyer ministrinë në një ministri të dorës së parë, ndryshe nga më parë kur shikohej si një ministri që i lihej në dorë ndonjë aleati të vogël. Mund t’u them se Erion Veliaj do të jetë ministër deri në fund të mandatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura