Shpërthimet në puset e naftës në Marinzë, prokuroria merr në pyetje administratorin e “Bankers”

May 4, 2015 | 11:53
SHPËRNDAJE

Pas shpërthimeve në puset e naftës në fshatin Marinzë, Drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum Albania, Leonidha Çobo është thirrur në prokurorinë e Fierit për t’u pyetur mbi ngjarjen.

Pamje nga Marinza

Mësohet se mbi shpërthimet e 1 prillit, përveç administratorit të firmës, janë thirrur për t’u pyetur në vazhdim dhe dy drejtues të huaj të “Bankers”.

Prokuroria po zhvillon hetime për ndotje ambienti dhe shkatërrim prone.

Leonidha Çobo

Në raportin paraprak të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për ngjarjen e ndodhur në fillim të prillit në vendburimin e Marinzës, renditen edhe shkaqet e mundshme që çuan në këtë incident. Në raport theksohet se kompania Bankers Petrolium nuk ka respektuar kushtet e projektit, dhe ka filluar montimin e linjës se dytë te preventorit mbas incidentit, ndërkohe që sipas projektit, kjo linje duhej te ishte instaluar qe ne fillim te punimeve. 

Mungesa e linjes se dyte te preventoreve, veprimet e personelit të sondës, prezenca e gazit dhe solucioni argjilor janë shkaqet që çuan në shpërthimin e pusit të naftës.

Shkaqet e mundshme të incidentit: 

a) Mungesa e linjes se dyte te preventoreve
Mos montimi i linjes se dyte te preventoreve, megjithese ishte parashikuar ne projekt, veshtiresoi manovrimet e personelit te sondes, te cilet nuk kishin te gjithe pajisjet e duhura per te vene nen kontroll kete fontante.

b) Veprimet e personelit te sondes
Personeli i sondes menjehere mbas krijimit te incidentit (fontanes) duhej te kishte vepruar me saktesi te plote teknike konform rregullave per keto situata, me qellim ne momentin qe mbylli linjen e preventorit te mos lejonte rritje presioni ne kezing me shume se 10 bar (nderkohe qe presioni real arriti ne 38 bar, 3.8 here me i larte se presioni i carjes hidraulike te formacioneve poshte konduktorit). Pra kompania Bankers Petroleum nuk duhet te lejonte rritjen e presionit ne kezing mbi 10 bar.

c) Prezenca e Gazit
Kompania në fillim kishte menduar se kishte të bënte me gaz hidrokarbur dhe kishte zbatuar të gjitha procedurat standarte për këtë fushë naftëmbajtëse, mirëpo nga matjet e kompanise Bankers Petroleum doli se kishim të bënim me gaz. Në sheshin e pusit P29A, pusi 5661 ishte i 10-ti dhe nga aparaturat gazmatëse rezultoi se kishin të bënim me gaz karbonik, i cili nuk eshte gaz shoqerues i naftes dhe nuk eshte konstatuar ne këtë zonë naftëmbajtëse. Mbas incidentit (fontanes), kompania Bankers Petroleum duke lexuar historikun e puseve përreth fontanës mori informacionin se në pusin 2466 M-D1, në vitin 1989 kishte filluar injektimi ciklik i gazit karbonik dhe në këtë pus ishin realizuar 4 cikle injektimi, dhe i fundit ishte kryer në Prill-Qershor 1991 ku gjithsej ishin injektuar 2.293.329 m³ gaz karbonik. Ky gaz karbonik në bazë të dokumentave të arshivës, nuk ishte rikthyer por vleresohet se kishte migruar në shtresë nëpërmjet rrugeve të saj. 

Grupi i Punes vlereson se kompania Bankers Petroleum nuk ka studiuar paraprakisht historikun e puseve perreth te shpuar me perpara nga kompania Albpetrol, duke neglizhuar kete informacion shume te rendesishem.

d) Solucioni argjilor
Nga informacioni i paraqitur nga shoqeria Bankers Petroleum, rezulton qe ne ne pusin nr. 5761 solucioni argjilor rezerve nuk ishte ne parametrat e duhura, per te mbytur fontanen.

Duke llogaritur edhe pasojat e ngjarjes, raporti i MEI, AKBN dhe ALBPETROL, thuhet se megjithe masat qe mori kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, fontana doli jashte kontrrollit.

“Grifonet ishin te shperndara ne te gjithe teritorin ne forme te c’rregullt, me nje rreze rreth 500 m nga gryka e pusit 5761, ku dy grifone kishin dale nga puset e ujit te shpuara nga banoret e zones (me lartesine me te madhe), ndersa te tjeret ishin me lartesi te ndryshme. Instrumenti i shpimit te pusit ishte ne thellesin 1275 m dhe mbas fontanimit rezultoi i bllokuar”,- thekson raporti.

Nga ky fenomen, thuhet se jane konstatuar disa demtime neper banesa dhe infrastrukturen perreth fontanes, dhe per te vleresuar situaten ne terren eshte ngritur nje grup pune nga Prefektura Fier i cili do vlerësoje demet e shkaktuara.

Në raport, janë renditur edhe rekomandimet dhe masat për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

Persa me siper, Grupi i Punes rekomandon:

• Pezullimin e te gjitha punimeve te kompanise Bankers Petroleum Albania Ltd ne sheshin e pusit P29 A, deri ne momentin e rehabilitimit te siperfaqeve te prekura nga grifonet.

• Ne te gjithe punimet e shpimit ne te ardhmen, kompania Bankers Petroleum duhet te kete ne gjendje pune normale te dy linjat e preventoreve, te cilat duhet te jene me tubo me diameter jo me pak se 4 polsh.

• Kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, para se te filloje shpimin e puseve ne sheshet e miratuara, te marre informacionin e duhur per historikun e puseve ekzistuese dhe ne pershtatje me kete historik te zgjedhe teknologjine e shpimit te pusit.

• Per shpimin e puseve qe kompania Bankers Petroleum Petroleum Albania Ltd, do te kryeje ne vendburimin e Patos-Marinez, te perzgjedhe nenkontraktore qe plotesojne kushtet teknike dhe tekonologjike, pasi nenkontraktori aktual, ne kete incident (fontane) ka reflektuar mangesi teknike ne zgjidhjen e situates se krijuar.

• Duke marre shkas nga incidenti (fontana) i ndodhur tek pusi nr. 5761 ku solucioni argjilor rezerve nuk kishte ne parametrat e duhura, rekomandojme qe ne cdo shesh pusi, kompania te disponoje mbi tre (3) volume pusi solucion argjile te renduar me peshe specifike mbi 1.30 gr/cm3.

• Kompania Bankers Petroleum duhet te vleresoje situaten aktuale te shkaterrimit te nentokes nga grifonet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura