Shpërthen Interi, spektakël i Milanit

Sep 15, 2014 | 12:45
SHPËRNDAJE

Interi shpërthen ndaj Sasuolos duke e mundur me goleadë. Ikardi në minutën e 7-të e nisi serinë e golave, duke vazhduar Koavaçiç në minutën e 21-të. Mbrojtja e Sasuolos nuk kishte forcë që të ndalte sulmin superior të skuadrës vendëse. Ikardi realizoi sërish në minutën e 30-të, kurse Osvaldo në atë të 43-të shtoi epërsinë në 4-0. Ikardi kompleton tripletën në minutën e 53-të, ndërsa Osvaldo shënoi golin e dytë të tij në minutën e 72-të. Serinë e golave dhe spektaklit e mbylli Guarin në minutën e 74-t, kurse Berardio u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të dhe nga ky çast mysafirët mbeten pa një futbollist. Spektakël bën edhe milanezja tjetër, Milani i Inzagit, i cili fiton 5-4 në fushën e Parmës. Pavarësisht se goli i parë vonoi disi, Milani arriti të zhbllokojë rezultatin në të 25-tën me Bonaventurën. Kasano që sezonin e shkuar kishte shënuar tri herë ndaj Milanit, nuk e kurseu ish-skuadrën e tij as në të 27-tën. Gjithsesi, Milani mendoi të merrte superxhiro me Hondën që i çoi shifrat në 1-2, përpara se Menez të realizonte para pushimit dhe nga pika e bardhë. Në fillimin e së dytës, Felipe riktheu sërish në garë Parmën me golin e 2-3, përpara se Bonera të linte me 10 veta të tijtë në fushë. Gjithsesi, golat nuk kishin të përfunduar në “Tardini” me Milanin, që në kundërsulm gjeti dhe golin e 4-2 me De Jong. Parma sërish shkurtoi diferencën me Lukarelin, përpara se Menez të shënonte golin e mbrëmjes, pas një aksioni personal fantastik. Normalisht kjo duhet të ishte qershia mbi tortë në një mbrëmje e pabesueshme, por De Sciglio bashkë me Diego Lopezin në bashkëpunim kryen gafën e vitit duke i dhënë shpresë deri në sekondën e fundit Parmës. Fiorentina, e cila u mposht në debutim nga Roma, dje nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Xhenoan në shtëpi, ndrysa Sampdoria mundi 2-0 Torinon. Atalanta triumfoi në Kaljari me rezultatin 2-1, ndërsa Kievo mundi Napolin.

Serie A
Sampdoria-Torino    2-0
Kaljari-Atalanta        1-2
Fiorentina-Xhenoa    0-0
Inter-Sasuolo        7-0
Lacio-Çezena        3-0
Napoli-Kievo        0-1
Parma-Milan        4-5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura