Shpërthejnë ujërat e zeza në Pogradec, rrezikohen nga infeksioni fëmijët

Aug 11, 2017 | 15:07
SHPËRNDAJE

Një pushues në plazhin e Pogradecit ka denoncuar pranë JOQ.al me anë të një video çarjen e një tubacioni ujërash të zeza në breg të liqenit, në zonën më të populluar të plazhit.

Ujërat e zeza kanë shperthyer me presion nga e çara duke u përhapur me shpejtësi në ujin e pastër përreth. Në video duket një njollë e zezë që sa vjen e përhapet në breg, m’u pranë fëmijëve, të cilët janë të rrezikuar pasi janë ata që lahen kryesisht në breg. Situata është alarmante sepse incidenti po ndodh në një nga zonat më të populluara me pushues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura